Telegrafi

“Është portieri më i mbivlerësuar që e kam parë ndonjëherë” – legjenda e United shpërthen ndaj De Geas

David De Gea . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Manchester United ka barazuar në udhëtim te Tottenham Hotspur pas rikthimit të Ligës Premier pas tre muajve pauzë.

Steven Bergwijn me një goditje të fortë shënoi për vendasit, ndërsa Bruno Fernandes barazoi shifrat 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Por edhe në këtë takim kritika të mëdha ka pasur për portierin spanjoll David De Gea që nuk arriti dot ta pres goditjen e Bergwijn.

Ka qenë legjenda e Manchester United, Roy Keane që e ka kritikuar ashpër publikisht portierin spanjoll.

Përpos portierit spanjoll që ishte caku kryesor, Keane ka kritikuar edhe qendërmbrojtësin Harry Maguire.

Roy Keane. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

“Nuk do të lejoja që Maguire dhe De Gea të kthehen me autobusin e skuadrës për në Manchester. Do t’i lija të shkonin me taksi”, tha fillimisht Keane.

Irlandezi pastaj është ndalur tek portieri spanjoll, teksa ka thënë se do të zihej me të sikur ta kishte shok skuadre.

“Jam lodhur nga De Gea. Do të zihesha me të sikur të isha tani në Manchester. Do ta godisja me shpulla”, tha Keane.

“Ai është portieri më i mbivlerësuar që kamë parë ndonjëherë”, ishte reagimi i ashpër i ish-kapitenit të United për portierin spanjoll. /Telegrafi/