Site icon Telegrafi

I është përkeqësuar gjendja, vdes një 27-vjeçare në një hotel në Shkup

Sot, respektivisht pak pas mesnate, në Shkup ka ndërruar jetë një 27-vjeçare.

Nga MPB thonë 27-vjeçares fillimisht i është përkeqësuar gjendja në një hotel në Shkup, prej ku është transferuar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Me datë 13.11.2022, në ora 00:50 në SPB-Shkup, nga ana e Emergjencës Mjekësore është raportuar se nga një hotel në rrugën “Çairska” për ndihmë mjekësore është marrë R.D.(27) dhe është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune”, njofton MPB.

Exit mobile version