Telegrafi

Është paraqitur një virus imun i gripit

Të dhënat nga dhjetëra shtete evropiane dëshmojnë që, Tamilflu nuk reagon në 13 për qind të viruseve H1N1, shkaktarit kryesor të gripit gjatë këtij viti. Është e zakonshme që ilaçi të mos reagojë në rreth një për qind të viruseve.

"Ky është një zbulim i papritur që meriton t’i kushtohet vëmendje", ka thënë Fred Hayden, ekspert për grip nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Virusët imunë janë zbuluar në Evropë, mirëpo sipas të gjitha gjasave janë paraqitur edhe në ndonjë vend tjetër të botës. Ata nuk shkaktojnë mënyrë më të rëndë të sëmundjes sesa gripa normale dhe mund të shërohen me ilaçe tjera kundër viruseve.

Megjithatë, ekspertët njëkohësisht janë të brengosur, sepse nëse imuniteti zgjerohet, , atëherë Tamilflu, njëri nga ilaçet më të mira për grip, do të mund të bëhej i padobishëm.