Ardian Cuculi është dashur t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike pas lëndimit që pësoi në derbin ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Mbrojtësi i Dritës u detyrua ta lëshonte fushën në sfidën e të dielës, ndërsa ekzaminimet treguan një dëmtim në nyjën e krahut të cilën e ka operuar.
“Sot në Shkup, mbrojtësi jonë Ardian Cuculi e ka kryer me sukses operimin në nyjën e krahut”.
“Cuculi në derbin e së dielës mori një lëndim, ku u detyrua ta lëshojë fushën dhe në ekzaminimin e bërë rezultoi që kishte dëmtuar nyjën e krahut dhe është dashur që t’i nënshtrohet operimit”.
“Operimi ka shkuar shumë mirë dhe me sukses, ku shpresojmë që edhe rehabilitimi të shkojë mirë”.
“Nga ky lëndim Cuculi do të jetë jashtë ekipit për të paktën gjashtë javë”, shkruan në njoftimin e Dritës që uron shërim të shpejtë futbollistit. /Telegrafi/