Telegrafi

Është operuar me sukses, djaloshi i lindur pa sy, hundë dhe nofull të sipërme (Video)

Por, kur një mik i familjes e postoi fotografinë e trevjeçarit në rrjete sociale, ajo u shpërnda me mijëra herë, duke bërë që djaloshit t’i gjejnë donatorët për intervenimin në fytyrë.

Më në fund, ai është shtuar në një spital në Melbourne të Australisë, në një operacion që ka zgjatur për 18 orë.

Me anë të lëkurës së marrë nga pjesë të tjera të trupit, mjekët i kanë krijuar hundën, kurse sytë dhe nofullën e sipërme, ia kanë improvizuar me një material që përdoret në kirurgji plastike.

Mjekët janë shprehur të kënaqur me operacionin dhe mendojnë se ka pasur sukses, por ende nuk kanë dhënë detaje mbi operimin që ka qenë shumë i komplikuar. /Telegrafi/