Telegrafi

Është normalizuar komunikacioni për në vendkalimin kufitar në Novosellë

Foto: Ilustrim

Në ora 20:20 është normalizuar qarkullimi në magjistralen fshati Novosellë – vendkalimi kufitar Novosellë, njoftojnë nga LAMM.

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

LAMM u rekomandon shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e lëvizjes, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/