Telegrafi

Është një zog? Apo është një aeroplan? Jo… është një marins që fluturon!

E ardhmja e luftërave mund të duket si në filmat e superheronjve të preferuar!?

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë Gravity Jet Suit, nga firma britanike e aeronautikës Gravit Industries, që po testohej nga Flota Detare në Kanalin Anglez për operacionet e ardhshme.

Siç bëhet e ditur, përmes pajisjes, marinsat mund të hidheshin lehtësisht nga barka në anije duke “rrëshqitur përmes ajrit”.

Sidoqoftë, “kostumet fluturuese”, të cilat kushtojnë më shumë se 300,000 funte, janë vetëm në fazën testuese në këtë pikë.

Marina Mbretërore ka testuar konceptin e ekipeve sulmuese me “kostume fluturuese” që nga viti i kaluar.

“Kostumet”, siç thuhet më tej, mund të arrijnë shpejtësi prej më shumë se 85 milje në orë (135km/h) dhe mund të fluturojnë për më shumë se 10 minuta.

Themeluesi i Gravit Industries, Richard Browning shërbeu në Marinsat Mbretërore Britanike përpara se të bëhej një manjat i këtyre pajisjeve. /Telegrafi/