Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur, Rafael van der Vaart, beson se sulmuesi i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, mund të jetë më i mirë se Erling Haaland.
Haaland llogaritet nga shumë njerëz të futbollit si sulmuesi më i mirë në botë aktualisht, por jo edhe nga Van der Vaart, i cili më shumë e vlerëson Gyokeresin.
“Tingëllon pak e çmendur, por unë mendoj se ai është një version pak më i mirë i Haaland. Haaland është sigurisht i jashtëzakonshëm, por Gyokeres ka pak më shumë, ose diçka më shumë”, ka thënë Van Der Vaart.
Kjo deklaratë e holandezit vjen pas fillimit të mahnitshëm që të dy sulmuesit kanë pasur në sezonin 2024/25.
Gyokeres ka shënuar 20 gola në 16 ndeshje për Sportingun, ndërsa Haaland ka shënuar 14 gola në po aq ndeshje për Cityzens.
Dy ‘makineritë’ e golit do të luftojnë për të treguar veten kur Manchester City të përballet me Sportingun në ndeshjen e sotme (e martë) në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/