Telegrafi

“Është një situatë e vështirë, por nuk po dorëzohem”, ylli i NBA konfirmon se vuan nga paraliza e fytyrës

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joel Embiid, luajti një lojë fantastike në ndeshjen e tretë të ‘play-off’-it të Philadelphia Sixers kundër Neë York Knicks, dhe ishte interesant edhe në konferencën për shtyp.

Përkatësisht, Embiid është pyetur për problemin që i ka ndodhur me syrin dhe fytyrën, të cilin shumë shikues e kanë vënë re sa herë që ka pasur një shkrepje nga afër në televizion.

Ylli 30-vjeçar ka konfirmuar se vuan nga paraliza e fytyrës, por kjo nuk do ta dorëzoj asnjëherë.

Lexo po ashtu Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

“Ka një kohë që po ndodh, kam pasur edhe migrenë. Gjithçka filloi një ose dy ditë para ndeshjes me Miamin”, ka thënë fillimisht Embiid, i cili vuan nga paraliza e Bell-it.“

“Fillimisht mendova se nuk ishte asgjë. Më acaron shumë, është në anën e majtë të fytyrës sime, në gojë dhe në sy, është e vështirë, por unë nuk do të dorëzohem dhe do të luftoj pavarësisht kësaj, ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi”.

Për momentin, nuk dihet se sa mund të zgjasë paraliza dhe mund të zgjasë me muaj.

“Shpresoj të mbetet kështu. Unë kam një fytyrë shumë të bukur, shpresoj që goja të mos më duket ndryshe”, shtoi me shaka Embiid, i cili mbante syze dielli në konferencën për shtyp.

Kujtojmë se sezoni i deritanishëm i Embiidit është shënuar me lëndime, ndërsa së fundmi është rikuperuar nga operacioni në gju. /Telegrafi/