Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka vendosur ta lavdërojë publikisht mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, pas fitores ndaj Genoas të hënën mbrëma.
Interi fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Genoas në ndeshjen e javës së 27-të të Serie A, duke çuar në 15 pikë epërsinë ndaj Juventusit të vendit të dytë.
Mesfushori shqiptar, Asllani hapi serinë e golave në minutën e 30-të, ndërsa Alexis Sanchez shënoi golin e dytë në 38-të.
Për Asllanin kjo ishte ndeshja e tretë radhazi si titullar dhe e dyta për 90 minuta të plotë, pasi ka zëvendësuar turkun Hakan Calhanoglu, i cili është i lënduar.
Se zëvendësimi i njërit nga lojtarët kryesor të skuadrës ka qenë i përkryer e thotë edhe trajneri i Interit, Inzaghi, i cili e ka lavdëruar publikisht mesfushorin shqiptar.
⬆️❤️ per farlo saltare ⚫🔵#ForzaInter #InterGenoa pic.twitter.com/yCdRRhv5A8
— Inter ⭐⭐ (@Inter) March 4, 2024
“Duhet ta lavdërojmë Asllanin, pasi ai pati tre ndeshje në javë dhe ka qenë kaq i çmuar për ne, duke u stërvitur në maksimumin e tij, edhe kur nuk luajti aq shumë”, ka thënë fillimisht Inzaghi pas ndeshjes.
“Bëmë mirë kundër Lecces për ta bërë këtë të duket e lehtë, por ishte një ndeshje intensive. E njëjta gjë vlen edhe për Atalantën dhe Genoan”.
“Unë dua ta lavdëroj publikisht Krisjanin. Ne kemi nevojë për të gjithë këtë sezon dhe ai është një shembull i shkëlqyer për këtë”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/
In loop 🔁#ForzaInter #InterGenoa pic.twitter.com/pd67U4KqFU
— Inter ⭐⭐ (@Inter) March 4, 2024