Telegrafi

“Është një miks mes Pogbas dhe Kantes” – Wenger e ngrit në qiell talentin francez

Warren Zaire-Emery është një nga mesfushorët e rinj më të mirë në botë dhe ndeshjet e tij po e konfirmojnë këtë gjë.

Talenti francez ka shkëlqyer që nga edicioni i kaluar me PSG-në, derisa këtë sezon është bërë një nga pikat kyçe të kësaj skuadre.

Falë paraqitjeve të shkëlqyera, Zaire-Emery është ftuar në moshën 17-vjeçare nga Kombëtarja A e Francës.

Trajneri legjendar francez, Arsene Wenger e ka ngritur në qiell bashkëkombësin e tij, duke thënë se ai është një miks mes Paul Pogbas dhe N’Golo Kantes.

“Ai ka diçka nga fuqia e Paul Pogba, por gjithashtu ka pika të përbashkëta me N’Golo Kante sa i përket aftësisë për të rikuperuar topa. Zaire-Emery është një miks midis të dyve, një kombinim i dy kampionëve të botës 2018”, tha Wenger.

Lexo po ashtu U ftua për herë të parë nga Franca, por Zaire-Emery u desh të merrte leje nga prindërit për të udhëtuar në Greqi për ndeshje

Tutje ish-trajneri i Arsenalit se Zaire-Emery ka disa aftësi edhe të legjendës franceze Patrick Vieira.

“Ka aftësinë për të fituar duele pa bërë gabime dhe për të projektuar veten përpara, duke i bërë njerëzit të vlerësojnë vizionin e tij të madh. Ai gjithashtu ka pak nga Patrick Vieira. Një mesfushor ‘box to box’ siç thonë anglezët”, theksoi Wenger. /Telegrafi/