Telegrafi

Është një legjendë që njihet nga të gjithë, por Zanetti shpërtheu pasi sigurimi nuk e lejoi të futet në sallë

Javier Zanetti është ndodhur në një situatë të papërshtatshme të hënën në mesditë në Nyon në Zvicrës ku u hodh shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Legjenda e Interit për pak sa ka mbetur jashtë sallës, duke mos pasur mundësi ta ndiqte nga vendi i ngjarjes hedhjen e shortit.

Ndonëse në fushën e futbollit ka qenë një nga figurat më të njohura të klubit zikaltër, roja i sigurisë, që kishte për detyrë të kontrollonte hyrjen e zyrtarëve në sallën kryesore ku u hodh shorti i Ligës së Kampionëve nuk e kishte idenë se kush ishte.

Lexo po ashtu Zanetti i indinjuar: Jam i zhgënjyer nga Lukaku, ai nuk u soll si burrë

Javier Zanetti nuk kishte kredencialet për të provuar se ai është zëvendëspresident i Interit, ndaj u desh ndërhyrja e palëve të treta për të bindur rojën e sigurisë që t’i hapte rrugën.

Video është publikuar në rrjetet sociale dhe ajo tanimë është bërë virale me reagimin e Javier Zanettit. /Telegrafi/