Telegrafi

“Është një grua e zgjuar”: Vuçiq tregon se në kë dyshon se qëndron prapa ‘non-paper’ për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dikush shumë i zgjuar ka dalë me një “non-paper” sa i përket marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke komentuar një “non-paper”, e cila ka ardhur në Telegrafi, presidenti serb ka shtuar se bëhet fjalë për diçka të “hedhur” nga dikush që i njeh marrëdhëniet në Ballkan.

“Unë e lexova atë në gjysmë të natës së kaluar kur u ktheva nga Brukseli. Ajo letër ishte nga dikush që është shumë i zgjuar”, ka thënë presidenti serb, shkruan B92.

Lexo po ashtu Ambasadori gjerman: Dokumenti i publikuar rreth njohjes Kosovë-Serbi, nuk është i vërtetë

“Një gjë kryesore është në atë letër – është njohja e një Kosove të pavarur, e cila është e tmerrshme – këtu janë 90 për qind e gjërave që janë më pak të rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme ka të bëjë me ne”, ka thënë më tej ai.

“Shumë gjëra do t’u jepeshin serbëve atje”, thotë ai dhe paralajmëron se “një gjë kryesore është në atë letër – është njohja e një Kosove të pavarur, e cila është e tmerrshme”.

Duke iu referuar “autorit të dokumentit”, siç tha ai, rreth 50 njerëz në botë po merren me çështjen e Kosovës.

Lexo po ashtu Vuçiq reagon për “non-paper”: Nuk u ‘hodh’ rastësisht, është shkruar nga një person që i njeh mirë rrethanat

Sidoqoftë, presidenti Vuçiq dyshon për një person.

“Ajo është një grua fantastike e zgjuar, sepse mendoj se askush tjetër nuk mund ta bënte atë më mirë”, ka thënë ai, duke shtuar se motivet politike ende nuk janë diskutuar.

“Askush nuk na e ka treguar akoma (neve), por do ta shohim…”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq. /Telegrafi/