Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dikush shumë i zgjuar ka dalë me një “non-paper” sa i përket marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Duke komentuar një “non-paper”, e cila ka ardhur në Telegrafi, presidenti serb ka shtuar se bëhet fjalë për diçka të “hedhur” nga dikush që i njeh marrëdhëniet në Ballkan.
“Unë e lexova atë në gjysmë të natës së kaluar kur u ktheva nga Brukseli. Ajo letër ishte nga dikush që është shumë i zgjuar”, ka thënë presidenti serb, shkruan B92.
“Një gjë kryesore është në atë letër – është njohja e një Kosove të pavarur, e cila është e tmerrshme – këtu janë 90 për qind e gjërave që janë më pak të rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme ka të bëjë me ne”, ka thënë më tej ai.
“Shumë gjëra do t’u jepeshin serbëve atje”, thotë ai dhe paralajmëron se “një gjë kryesore është në atë letër – është njohja e një Kosove të pavarur, e cila është e tmerrshme”.
Duke iu referuar “autorit të dokumentit”, siç tha ai, rreth 50 njerëz në botë po merren me çështjen e Kosovës.
Sidoqoftë, presidenti Vuçiq dyshon për një person.
“Ajo është një grua fantastike e zgjuar, sepse mendoj se askush tjetër nuk mund ta bënte atë më mirë”, ka thënë ai, duke shtuar se motivet politike ende nuk janë diskutuar.
“Askush nuk na e ka treguar akoma (neve), por do ta shohim…”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq. /Telegrafi/