Site icon Telegrafi

Është ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të Negotinës

Kundër ish kryetarit të Negotinës janë ngritur kallëzime penale sepse i kanë mundësuar punonjësve të komunës të kalojnë orët jashtë orarit, duke dëmtuar buxhetin, njoftuan Ministrinë e Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë, të Sektorit të Punëve të Brendshme në Veles ka ngritur akuza penale kundër V.A. (54) Negotinë, sepse ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale të “shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kompetencave”. Në periudhën prej vitit 2014 deri 2017 është raportuar se kryetari i komunës së Negotinës, në kundërshtim me Ligjin e Punës dhe Rregullores mbi pagat, ka rregulluar paga dhe shpërblime të tjera për të punësuarit në administratën komunale të komunës së Negotinës, D.T., GJ. T., M.D. dhe Z.L., të gjithë të punësuarit në komunën e Negotinës u është urdhëruar për të kryer punë ashtë orarit gjithsej 1892 orë prej 190 orë në vit, duke i bërë atyre të mundur që të fitojnë fitim të paligjshëm prej 644,729 denarë në dëm të buxhetit të komunës së Negotinë. /Telegrafi/

Exit mobile version