Alejandro ‘Papu’ Gomez është përjashtuar zyrtarisht nga futbolli për dy vjet nga autoritetet antidoping.
Argjentinasi doli pozitiv për një substancë të ndaluar gjatë një procedure kontrolli të kryer në nëntor 2022, përpara se të fillonte Kupa e Botës.
Gomez pretendoi se ai mori aksidentalisht shurupin e fëmijës së tij pa u konsultuar me mjekët e Sevillas.
35-vjeçarit mund t’i hiqen medaljet e tij në Ligën e Evropës dhe Kupën e Botës tani.
A është në rrezik edhe titulli i fituar nga Messi me shokë? Le të shkojmë.
Të gjithë lojtarët që marrin pjesë në turne i nënshtrohen testeve rigoroze të paktën një herë në vitin që çon në garë, dhe të gjithë lojtarët e Argjentinës, përfshirë Gomez, kishin një rekord të pastër në Katar.
Për të paraqitur një kërcënim për titullin e një ekipi, do të duheshin më shumë se dy lojtarë të testuar pozitivë për doping, një skenar që nuk vlen këtu. Prandaj, Leo mund ta shijojë statusin e tij kampion bote me qetësi. /Telegrafi/