Një nënë beqare thotë se është ndjerë keq kur e ka zbuluar se i dashuri i ri është mësuesi i djalit të saj
Ajo tregon se vazhdimisht ka shkëmbyer mesazhe me të dashurin e ri, kanë dalë tri herë në “takime të mahnitshme” dhe janë puthur para se ta zbulojnë se ai e drejton shkollën në të cilën gjendet djali i saj, transmeton Telegrafi.
“Nëse vetëm imagjinoj se nëna ime kishte qenë duke ‘shkuar’ me mësuesin tim ndjehem e sëmurë.
Gjuha e tij është futur në gojën time!”, ka rrëfyer ajo për “Mumsnet” – forum i nënave.
Ajo i është drejtuar forumit të prindërve për këshilla, duke pyetur nëse lidhja e saj është konflikt interesi. Përderisa disa thonë se nuk ka asgjë të gabuar me këtë, të tjerët i sugjerojnë të ketë kujdes sepse ai e ka fshehur emrin e tij të vërtetë nga ajo.
Ajo kishte shkruar: “Emrin e tij e di, por ai përdorë mbiemër tjetër me mua dhe tjetër në e-mail”.
“Nuk më brengos shumë lidhja juaj me mësuesin, por përdorimi i mbiemrit të rrejshëm më brengos tej mase”, ia ka kthyer përgjigjen një nënë tjetër, duke e këshilluar të ketë kujdes.
Nëna beqare e ka zbuluar identitetin e vërtet të mashkullit të saj vetëm kur kishte marrë pjesë në një mbledhje të veçantë.
Shumica nuk dinë si të ballafaqohen me këtë situatë, dhe shumica thonë se mbiemri i rrejshëm është arsye e mjaftueshme për t’u ndarë me të.
Çfarë do të bënit ju nëse do të ishit në të njëjtën situatë? /Telegrafi/