Site icon Telegrafi

Është në pritje të transferimit, por Rashica shënon gol në fitoren e Werderit

Milot Rashica (Foto: Oliver Hardt/Getty Images/Guliver)

Milot Rashica është në pritje për tu larguar nga Werder Bremen për të bërë një hap të madh në karrierë.

Sulmuesi nga Kosova po kërkohet nga skuadra të ndryshme me RB Leipzig që mbetet favorit.

Por edhe ekipet si Aston Villa, West Ham United, Brighton dhe Wolverhampton Wanderers mbetën në garë për të.

Megjithatë ai ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë miqësore me Werderin këtë edicion, ndaj Austria Lustenaut.

Milot Rashica . (Photo by Oliver Hardt/Getty Images)

Rashica duket në formë para ndeshjeve të shtatorit me Kosovën, ku ka shënuar edhe një gol.

Ylli kosovar realizoi në minutën e 50-të të takimit, pasi u asistua mirë nga kapiteni Selasie në fitoren e Werderit 4-2.

https://twitter.com/KosovanF/status/1297869539175170048

Gjithsesi ndeshja ndaj Lustenaut dhe goli ndaj ekipit austriak mund të jetë e fundit për Milotin me fanellën e Werderit, pasi së shpejti ai pritet të largohet nga kjo skuadër. /Telegrafi/

Exit mobile version