Site icon Telegrafi

Është në huazim te Bournemouthi, mirëpo Harry Wilson mbante xhaketën e Liverpoolit në përballjen mes dy skuadrave

Harry Wilson është aktualisht në huazim te Bournemouthi nga Liverpool, derisa sot ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale.

Anësori i The Reds që  luan në huazim te rivalët nga Liga Premier ka befasuar mediat në Angli për veprimin që bëri në momentin që po zhvillohej takimi,

Wilson edhe pse është në huazim te Bournemouthit, kishte veshur xhaketën e Liverpoolit, duke bërë me dije se e dëshiron rikthimin sa më parë.

Natyshit se anësori mund të ndëshkohet nga skuadra ku luan aktualisht, pasi është si shenjë mosrespektimi për ta.

Lexo po ashtu Coronavirus: Për herë të parë në histori të futbollit skuadrat kundërshtare nuk përshëndeten mes vete, kjo ndodhi në takimin Liverpool – Bournemouth

‘Qershitë’ me gjasë do të ndëshkojnë lojtarin, vetëm nëse mes të dyja klubeve është ndonjë marrëveshje që ja lejon lojtarit të bëjë një gjë të tillë.

Liverpooli fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Bournemouthit, duke arkëtuar 82 pikë dhe janë 25 pikë larg vendit të dytë Manchester Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version