MPB-ja njoftoi se mbrëmë në ora 20:20 në Kumanovë, zyrtarë policorë kanë ndaluar B.K. (30) nga Kumanova.
“B.K. dyshohet se ka tentuar ta marrë automjet “Zastav” me targa të Kumanovës në pronësi të M.J.(76) nga Kumanova”, thuhet në njoftim.
Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.