I punësuar në M-NAV, 39 vjeçari P.B. nga Shkupi u ndal në stacion policor mbrëmë rreth orës 20 në vendkalimin kufitar Bllacë. Sipas informacioneve të MPB-së, gjatë kontrollit standard të të pasaportave, u konstatua se në sistemin kompjuterik, pranë emrit të tij shkruan masa aktive “arresto”.
Personi u dërgua në stacion policor. Bëhet fjalë për person të punësuar në M-NAV i cili u sulmua para dy ditëve në kullën e kontrollit të fluturimeve. Megjithatë, menjëherë pas incidentit, ky peron u zhduk, dhe nuk ishte i kapshëm për organet e rendit që të japë dëshmi për incidentin. Andaj, MPB në bashkëpunim me Prokurorinë, në sistemin e tyre operativ vendosën shenjë se ky person po kërkohet, ndërsa i njëjti gjatë përpjekjes që ta lëshojë shtetin, u arrestua.
Sipas informacioneve të MPB-së, pasi ky person është marrë në bisedë informative, u lëshua në liri, me kusht që të jetë i qasshëm për hetimin e mëtutjeshëm për incidentin në M-NAV.