MPB lajmëron se më datë 20.12.2023, oficerët e oplicisë të SPB Tetovë Drejtoria Policore, e kanë ndalur në stacion një i mitur nga Debreshi i Gostivarit, i cili me datën 19 të këtij muaji në mënyrë të kundër ligjshme ka marrë veturën “Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit, e cila ishte lënë në rruga lokale që lidh fshatrat e Gostivarit Debreshë dhe Zdunjë.
Automjeti i është kthyer pronarit F.J.(53) nga Debresha, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit të miturit do t’i përgatitet parashtresa përkatëse. /Telegrafi/