Site icon Telegrafi

Është modeli më i shitur i Mitsubishi-t në Evropë, por duan ta tërheqin atë nga shitja

Mitsubishi Outlander është modeli më i shitur i “plug-in” modelit hibrid në BE dhe MB në vitin 2020, por prodhuesi japonez me sa duket planifikon ta tërheqë atë nga shitja, që nga shtatori.

Sipas mediave, ky nuk është modeli i vetëm që Mitsubishi synon të “shfuqizojë” në Evropë, transmeton Telegrafi.

Të njëjtin fat ka shumë të ngjarë të ketë SUV-të ASX dhe Eclipse Cross.

Është interesante që tre modelet e përmendura llogaritnin 64% të shitjeve të prodhuesit japonez në Evropë në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Mitsubishi dorëzoi te klientët 53,242 automjete pasagjerësh në periudhën janar-qershor në Kontinentin e Vjetër.

Në të ardhmen, kjo kompani dëshiron të përqëndrohet në shitjen e automjeteve në Azinë Juglindore, ku marka është shumë më e popullarizuar se në Evropë.

Një nga hapat e parë në atë drejtim do të jetë tërheqja nga tregu evropian i modeleve Outlander PHEV, ASX dhe Eclipse Cross. /Telegrafi/

Exit mobile version