Site icon Telegrafi

A është i mirë televizioni për kanakarët?

Shumica e pronarëve të maceve dhe të qenve kur shkojnë në punë kanakarëve të tyre ua lënë ndezur televizorin apo kompjuterin

Më së shpesht kafshët argëtohen me programet e ‘Animal planet’, apo muzikën që është e këndshme për veshët e maceve dhe të qenve, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shumica e kanakarëve vetminë më lehtë e kalojnë me tingujt e fotografive lëvizëse, ekspertët theksojnë që duhet të jemi patjetër të vetëdijshëm që nëse kanakari është nervoz, ai i tillë edhe do të mbetet, pa marrë parasysh që i keni lënë ndezur televizorin apo radion.

“Atë që macet dhe qentë e dëshirojnë është që të jenë me pronarët e tyre. Macja me orë të tëra do të shikojë në dritare ndonjë zog, apo do ta shikojnë në ekran, mirëpo më së shumti dëshiron që të luaj dhe vërtet të kapë objektin e vëzhgimit të tyre – grepin, miun lodër me bateri e të ngjashme”, thotë eksperti i mirënjohur amerikan për sjelljen e kafshëve Dr. Nolan Seid.

Ai thotë edhe që qeni gjithashtu më shumë e dëshiron miun e fushës apo të ndjekë urithin në natyrë, jo ta shikojë në ekran.

“Prandaj, këshillohen pronarët që kur nuk janë në shtëpi, televizori mund të jetë zgjidhje e mirë, por kur të kthehen nga puna dhe gjatë vikendit t’u përkushtohen kanakarëve të tyre – qentë t’i çojnë në shëtitje dhe vrapime të gjata”, thekson Seid. /Telegrafi/

Exit mobile version