Site icon Telegrafi

A është më mirë të vraponi më shpejt apo më gjatë?

Është e rëndësishme të dini se vrapimi në çdo formë është i mirë, sepse përshpejton qarkullimin e gjakut dhe lëviz muskujt

Por, siç thotë trajnerja personale Jessie Jones, është më mirë të kombinohen të dyja, sepse këto dy lloje vrapimi arrijnë gjëra të ndryshme, në varësi të asaj që dëshironi dhe qëllimit tuaj, transmeton Telegrafi.

– Vrapimi i shpejtë është më i mirë për djegien e yndyrës, përmirësimin e metabolizmit dhe djeg më shumë kalori, por gjithashtu ndihmon në ndërtimin e muskujve, kështu që është i shkëlqyeshëm për rritjen e masës muskulore. – thotë Jessie dhe shton se vrapimi më i gjatë është i mirë për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, sepse stimulon qarkullimin e gjakut në trup.

Gjithashtu, distancat më të gjata do të rrisin kapacitetin dhe qëndrueshmërinë e mushkërive.

Trajneri Will Goodge, nga ana tjetër, thotë se asnjëra nuk është më e mirë.

“Vrapimi i shpejtë do të krijojë një prag tolerance në mënyrë që një ditë të mund të mbani shpejtësi më të madhe në distanca më të gjata. Por vrapimet më të gjata janë të shkëlqyera nëse doni të filloni më me pak intensivitet dhe pastaj gradualisht të shtoni shpejtësi,” shpjegon Will.

Në çdo rast, nuk mund të gaboni se cilën rrugë do zgjidhni dhe, më e rëndësishme, siç thonë ekspertët, është të vraponi mirë dhe siç duhet. /Telegrafi/

Exit mobile version