Dilema e përjetshme e shoferëve në verë – a kursen më shumë karburant duke drejtuar veturën me dritare hapur ose me kondicioner të ndezur kur nxehtësia është e madhe jashtë?
Konsumi i karburantit gjithashtu varet kryesisht nga modeli i veturës që jeni duke vozitur, zakonet tuaja të ngasjes dhe disa faktorë të tjerë.
Studimet e mëparshme tregojnë se ngasja me kondicioner në nxehtësi rrit konsumin e karburantit në një veturë me katër pasagjerë me afërsisht pesë për qind. Për shembull, nëse drejtoni një Volkswagen Bora me një motor 90 kuaj fuqi, do të konsumoni mesatarisht gjysmë litri karburant për 100 kilometra.
Kondicionimi i ajrit apo dritarja e hapur?
Përdorimi i kondicionerit rrit konsumin e benzinës, por dritaret e ulura rrisin rezistencën. Ekspertët testuan SUV dhe sedan në dy rrugë të ndryshme dhe testi tregoi se është më keq për konsum nëse vozisni me dritare poshtë me një shpejtësi prej 85-95 kilometra në orë.
Në rast se vozisni nën 80 kilometra në orë, atëherë dritaret e ulura janë një mundësi më efikase.
Me pak fjalë, nëse jeni në qytet dhe temperaturat nuk janë shumë të larta, është më mirë të vozisni me dritaret hapur. Nëse jashtë është shumë nxehtë dhe ju jeni duke vozitur me shpejtësi më të lartë, kondicionimi i ajrit është një mundësi më e mirë. /Telegrafi/