Site icon Telegrafi

A është më i mirë të bëni seks kur keni stomakun të thatë apo pas darkës së mirë?

Kur njeriu është i uritur – është edhe i lodhur, i acaruar, nuk është për asgjë. Kur është i ngopur, i bie tensioni dhe gjaku bie në stomak dhe sërish nuk është për asgjë.

E po, çfarë është më mirë për plotësimin e urisë seksuale, lexoni në këtë tekst, transmeton Telegrafi.

Ekziston dallimi i pabesueshëm në sjelljen e njeriut kur është i uritur dhe pasi të jetë i ngopur. Disa njerëz një orë pas ngrënies urrejnë çdo gjë përreth vetes, ndërkaq ushqimi ngadalë i transformon në njerëz miqësorë dhe të sjellshëm.

Mirëpo, ekzistojnë gjëra në jetë të cilat është më mirë të bëhen kur kemi stomakun të zbrazët dhe ndër ato gjëra bën pjesë edhe seksi.

Kur jeni të uritur, ndiheni të lodhur dhe të acaruar. Keni bindjen që nuk mundeni as të uleni në gjunjë e lëre më të bëni ndonjë lëvizje të komplikuar, çfarë kërkon seksi.

Prandaj, befason rekomandimi që më mirë është të praktikohet seksi kur keni stomakun të zbrazët, që posaçërisht ka të bëjë me meshkujt.

Dhe, arsyeja për këtë është kjo: për tretje ushqimi janë të domosdoshme dy gjëra – energjia dhe gjaku.

Nëse njeriu ha racion të pasur, e gjithë energjia dhe gjaku riorientohen drejt stomakut, për ç’shkak vuajnë të gjitha pjesët e tjera të trupit.

Natyrisht, mund të bëni dashuri edhe me stomakun plot, por llogarisni që lëvizshmëria e penisit tuaj dhe e muskujve do të jetë më e vogël për 50 për qind.

Më shumë se 58 për qind të çifteve të dashuruara me aktivitete seksuale merren në mes orës 11 të mbrëmjes dhe orës 1 të mëngjesit, por ata që bëjnë dashuri në mëngjes kanë më shumë përfitim, shkruan “Medical Daily”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version