Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, duket se i ka dhënë fund beqarisë.
Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij shumëvjeçare të quajtur, Fjolla.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale, ku shfaqet përkrah të dashurës e me plot sharm.
Në këto fotografi, artisti shfaqet elegant me një kostum të zi teksa partnerja e tij me një fustan të bardhë.
“Partnerja ime e krimit”, ka qenë përshkrimi i imazheve në të cilën ka vënë edhe një ‘emoji’ të unazës.
Të shumta kanë qenë urimet që ka pranuar në hapësirën për komente, duke e përgëzuar çiftin e ri.
Buta nga ana tjetër po vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë, me projekte e mbrëmje. /Telegrafi/