Futbollisti i njohur shqiptar, Ermir Lenjani, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, me partneren e tij, Herolinda.
Familjarët e futbollistit kanë zhvilluar ceremoni tradicionale në marrjen e nuses, teksa në ditën e diel kanë organizuar një dasmë në restorant për rrethin e gjerë shoqëror.
Të ftuar në dasmë ishin disa futbollistë, familjarët dhe miqtë e ngushtë të futbollistit.
Disa nga imazhet e pakta që qarkulluan në rrjetet sociale shfaqin momentin kur çifti i ri u futën në sallën e dasmës për të k♪7rcyer valsin e dashurisë.
Përndryshe, Ermir Lenjani njihet si një prej futbollistëve më në zë të Kombëtares Shqiptare. /Telegrafi/