Gjykata pelane e Shkupit ka shpallur fletarrest për afaristin Sead Koçan, i përfshirë në listën e personave që hetohen në lëndën ”Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kërkim të tij është vënë policia. Koçan është pronar i firmës ”Transmet” që hetohet nga PSP-ja për falsifikim dokumentesh për përfitim të një tenderi prej 17 milionë euro./Telegrafi