Site icon Telegrafi

Është lënduar rëndë një vajzë në autostradën Shkup-Tetovë

Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja mbrëmë ka qenë e lënduar rëndë në aksidentin e ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, tek ura e lumit Vardar.

Siç kumtoi MPB-ja, aksidenti ka ndodhur kur shkupjani Sh.S (52) duke drejtuar automjetin “Seat Ibiza” me tabela të Shkupit ka dalë jashtë korisisë dhe ka goditur në shtyllë e urës, që ka bërë të rrokulliset automjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vajza nga Shkupi, e cila ka qenë bashkudhëtare në aksidentin e ndodhur, me automjet të ndihmës së shpejtë është dërguar tek Qendra Klinike në Tetovë, ku janë konstatuar lëndimet e rënda trupore. Pas ndihmës mjekësore vajza është dërguar tek kompleksi klinik “Nëna Terezë” Shkup.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes./Telegrafi/

Exit mobile version