H.U. (50) nga Republika e Turqisë ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në objektin në ndërtim në territorin e komunës Qendër.
Rasti, siç informojnë nga MPB-ja, në SPB Shkup është raportuar dje në ora 10:20 nga kompleksi klinik “Nënë Tereza”, ku H.U. është sjellë për mjekim.
Për incidentin është njoftuar inspektori i punës, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i SPB Shkupi.