Ministria për Punë të Brendshme de Fondi për Pension dhe Sigurim Invalidor (FPSI) sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim me çka mundësohet në mënyrë të suksesshme deri tek qasja e të dhënave të rreth 12.000 të punësuarave në MPB nga ana FPSI, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë mundësohet që të gjithë të punësuarit nga Ministria të kenë qasje në të dhënat e stazhit, pagave, lajmërimet dhe ç’lajmërime.
Memorandum bashkëpunimin e nënshkroi ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Fondit, Shaip Zeneli.
Spasovski tha se për thjeshtimin e kontrollit e të dhënave në FPSI është punuar edhe në zgjedhjen e problemit me softuer dhe për këtë janë realizuar takime me ekspert nga të dyja institucionet.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi, sipas Spasovskit, të gjithë të punësuarit në MPB në mënyrë të shpejtë dhe efikase do të mund t’i marrin të dhënat e stazhit, për stazh me benefite, për pagat e tyre. /Telegrafi/