Site icon Telegrafi

A është ky tanku më i keq që ndonjëherë është prodhuar? (Foto/Video)

Arma e njohur si tanku “Bob Semple Tank”, deri më sot është mbajtur në mend si shembulli më i mirë i dështimit për të prodhuar armë për beteja të ashpra.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Zelanda e Re kishte nevojë të prodhojë sa më shumë makineri për luftë nga materialet që i kishte në dispozicion, në mënyrë që të përballet me Japoninë në rast të pushtimit, transmeton Telegrafi.

Kështu industrialisti dhe ministri Robert Bob Semple kishte filluar me nguti prodhimin e këtij tanku, duke marrë parasysh që deri në atë kohë nuk kishte pasur një armë të tillë.

Tanku Bob Semple në fakt është traktori RD8 Caterpillar, i cili peshonte 25.4 tonë dhe lëvizte me shpejtësi prej 12 kilometrave në orë.

Këtë tank e drejtonin një ekip prej gjashtë ushtarësh, shoferi dhe katër ushtarë që operonin me mitralozë. Vetëm tri copë të këtij tanku janë prodhuar, ku secili posedonte gjashtë mitralozë të tipit “Bren”.

Ishte planifikuar prodhimi i versioni me top të kalibrit 37 milimetra, por kurrë nuk kishte filluar prodhimi serik i tij.

Përkundër pamjes së pazakontë, tanket kanë qenë mirë të mbrojtur. Kanë pasur dy pllaka të montuara në pjesët anësore prej 12.7 dhe 8 milimetra trashësi, dhe falë këtij kombinimi ka mundur të ndalë predhën e topit 20 milimetra dhe armë tjera të lehta.

Megjithatë, beteja me tanket japoneze nuk ndodhi kurrë, kështu që nuk dihet nëse kanë mundur të mbrojnë mirë territorin e Zelandës së Re. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version