Telegrafi

A është ky shoferi më i pakujdesshëm? Përdorë dy telefona derisa vozit me bërryla kamionin në autostradë (Video)

Një shofer i pakujdesshëm është kapur nga kamera amatore duke vozitur kamionin me bërryla, pasi që duart i kishte të zëna me dy telefona mobil, ku me njërin po bisedonte derisa me tjetrin po shkruante mesazhe.

Kjo ngjarje e pazakontë është filmuar në një autostradë në Cheshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Provon tortën për herë të parë, shikoni reagimin e vogëlushit (Video)

Në momentin që kjo video është postuar në internet, policia ka identifikuar shoferin e kamionit i cili fillimisht është marrë në pyetje dhe më pas është gjobitur.

Por kjo gjobë ndoshta nuk do t’i shërbejë si leksion, pasi ai ishte zënë edhe më parë duke vozitur kamionin duke biseduar me telefon dhe duke ngrënë. /Telegrafi/