Tesla ka filluar të furnizojë dyqanet e SHBA-s me automjetet Cybertruck përpara debutimit zyrtar në fund të muajit.
Kanë mbetur më pak se dy javë nga eventi për lansimin e kamionçinës së shumëpritur, Cybertruck, transmeton Telegrafi.
Pasi u prezantua katër vjet më parë, specifikat e prodhimit dhe çmimi i këtij modeli do të bëhen të ditura më 30 dhjetor.
Ndonëse ende këto informacione nuk janë bërë të ditura, Tesla me sa duket po i furnizon auto-sallonet e SHBA-së me këtë model.
Një përdorues kishte pikasur një model që është dërguar në dyqanin e Tesla-s në San Diego, ai madje ka ndarë një video nga dyqani.
Sipas pamjeve, ky supozohet të jetë modeli final i Cybertruck-ut ndonëse deri më tani jemi mësuar ta shohim në versione të prototipit.