Site icon Telegrafi

A është ky marketing i mirë apo një kufi që nuk duhet të kalohet?

Në Zagreb janë shfaqur disa mesazhe të një kompani kopshtarie dhe janë përhapur si flakë në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat marketing newsjack ku një ngjarje aktuale përdoret për qëllimin e promovimit të një marke ose produkti, dhe në këtë rast ngjarja është – rrëzimi i një droni.

Sipas disave, ky është një kufi që nuk mund të kalohet sepse ngjarja rrezikoi jetë njerëzish, ndërsa sipas të tjerëve, ky është një shembull i marketingut të mirë që me siguri do të arrijë rezultate të mira dhe shikueshmëri të fushatës me polemikat e saj.

Po, ju si mendoni?

 

Exit mobile version