Telegrafi

A është ky hajni më i çuditshëm? Futet në restorant nuk vjedh para por i përgatit vetes ushqim (Video)

Një video të cilën e ka publikuar policia e Uashingtonit, shfaqet një burrë i cili kishte thyer një restorant dhe që aktualisht po kërkohet nga policia.

Burri i cili kishte thyer restorantin dukej se nuk ishte  interesuar për të vjedhur para, pasi ai aty shihet duke i përgatitur vetes ushqim, transmeton Telegrafi.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 18 mars, ndërsa kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur një burrë futet në restorant gjatë natës, dhe sillet çuditshëm nëpër lokal.

Sipas raportit fillestar të policisë, ky burrë besohet se kishte përcjellë nëpunësin e restorantit që merret me shpërndarjen e ushqimit të porositur në qytet.

Dhe pas largimit të tij nga restoranti ishte futur tinëzisht në lokal, duke i përgatitur vetes ushqim dhe duke u larguar kishte vjedhur një shishe me ujë. /Telegrafi/

A burglar breaks into a restaurant in Washington… and then cooks himslef a burger.

Posted by The Telegraph on Monday, April 11, 2016