Keni shtëpi, por fatkeqësisht jo edhe garazh apo hapësirë për të parkuar veturën tuaj, apo ndoshta nuk dëshironi që veturën ta lini në rrugë?
Mos u brengosni sepse ekziston zgjidhja edhe për këtë, dhe nëse e shikoni videon e postuar më poshtë nuk është diçka e komplikuar, transmeton Telegrafi.
Në video mund të shihet se si një burrë ka arritur të hapësirën nën shkallë ta shndërroi në garazh, duke krijuar disa vegla speciale që e shtyjnë veturën nën shkallë.
Shumë njerëz në rrjete sociale, kanë shkruar se kjo video u ka shërbyer si frymëzim për të krijuar diçka të ngjashme dhe të zgjedhin njëherë e përgjithmonë problemin e parkimit. /Telegrafi/