Telegrafi

Është kuptuar arsyeja pse Koulibaly bart numrin 26 dhe kjo nuk ka të bëjë me legjendën John Terry

(Foto: Getty/The Sun)

Tifozët e futbollit tash e kanë kuptuar arsyen për numrin e Kalidou Koulibalyt te Chelsea.

Mbrojtësi senegalez e bart numrin 26 duke e vazhduar traditën nga koha e tij te Napoli.

Kur nënshkroi për Blutë, ai i telefonoi legjendës John Terry që t’i marrë leje për ta bartur numrin që ai e kishte pasur gjatë sukseseve të mëdha me këtë fanellë.

(Foto: Getty/The Sun)

Dhe shumëkush ka menduar se arsyeja që mbrojtësi e ka zgjedhur këtë numër ka të bëjë me legjendën e Chelseat.

Lexo po ashtu Momenti kur Koulibaly i telefonoi John Terryt për t’i kërkuar leje që ta mbajë numrin e tij

Por, në fakt është çështje personale, e lidhur me ditëlindjen e tij dhe të bashkëshortes së tij.

Koulibaly dhe gruaja e tij e kanë ditëlindjen në të njëjtin ditë, më 20 qershor, pra 20/6. Qendërmbrojtësi e shkurtoi këtë numër në 26 gjatë kohës sa ishte te Napoli dhe nuk e ndryshoi më numrin e tij.

Në klubet e mëparshme, Metz dhe Genk, 31-vjeçari e ka bartur fanellën me numrin 5. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Terry mendoi se ishte tallje, në fillim ia mbylli telefonin Koulibalyt kur i telefonoi për numrin 26
(Foto: Getty)