Tifozët e futbollit tash e kanë kuptuar arsyen për numrin e Kalidou Koulibalyt te Chelsea.
Mbrojtësi senegalez e bart numrin 26 duke e vazhduar traditën nga koha e tij te Napoli.
Kur nënshkroi për Blutë, ai i telefonoi legjendës John Terry që t’i marrë leje për ta bartur numrin që ai e kishte pasur gjatë sukseseve të mëdha me këtë fanellë.
Dhe shumëkush ka menduar se arsyeja që mbrojtësi e ka zgjedhur këtë numër ka të bëjë me legjendën e Chelseat.
Por, në fakt është çështje personale, e lidhur me ditëlindjen e tij dhe të bashkëshortes së tij.
Koulibaly dhe gruaja e tij e kanë ditëlindjen në të njëjtin ditë, më 20 qershor, pra 20/6. Qendërmbrojtësi e shkurtoi këtë numër në 26 gjatë kohës sa ishte te Napoli dhe nuk e ndryshoi më numrin e tij.
📌 July 15th, 2022
Better call…@JohnTerry26 💙
Honored and Proud 🙏🏿#KK @ChelseaFC pic.twitter.com/uYeVA5y7PL— Koulibaly Kalidou (@kkoulibaly26) August 1, 2022
Në klubet e mëparshme, Metz dhe Genk, 31-vjeçari e ka bartur fanellën me numrin 5. /Telegrafi/