Mirushe Hoxha u përjashtua nga Partia Demokratike Shqiptare fill pas zgjedhjeve presidenciale ku ajo ishte kandidate për kryetar shteti por mbrëmë u pa duke festuar pavarësinë e SHBA-ve së bashku me kryetarin e kësaj partie Menduh Thaçi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Arsyet zyrtare se pse u përjashtua Mirushe Hoxha nga PDSH nuk u publikuan por jo zyrtarisht meret vesh se kryetari i PDSH e ka akuzuar Hoxhën për lidhjet e saj me faktorin ndërkombëtar.
Përndryshe, mbrëmë ambasada Amerikane në Maqedoni ka pritur personalitete nga Maqedonia për ditën e pavarësisë së SHBA-ve që është më 4 korrik. Këtë vit SHBA-të festojnë 240 vjetorin e pavarësisë./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Hoxha përjashtohet nga kryesia e PDSH-së