Balkan Green Foundation (BGF), në kuadër të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, përgjatë “Javës së Diplomacisë Klimatike 2018”, organizon tryezën e rrumbullakët me temën “A është Kosova e gatshme për të trajtuar ndryshimet klimatike?”
Tryeza synon të adresoj politikat e Kosovës në raport me ndryshimin e klimës, planet e veprimit dhe masat e marra deri tani, si dhe të ndihmojë në të kuptuarit e mundësive dhe pengesave kyçe për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të mjedisit.
Gjithashtu, KOSID, në kuadër të “Javës së Diplomacisë Klimatike 2018 në Kosovë, do të organizojë shfaqjen e dokumentarit “Point of no return,” në tre Komunat në Kosovë.