Në një nga historitë më të mëdha të transferimeve të afatit kalimtar deri më tani, Cristiano Ronaldo ka kërkuar që të lejohet të largohet nga Manchester United nëse klubi i Ligës Premier merr një ‘ofertë të kënaqshme’ në javët e ardhshme.
Sipas një raporti nga The Times, vendimi i pesë herë fituesit të Topit të Artë është nxitur nga dëshira për të luajtur në Ligën e Kampionëve për pjesën e mbetur të karrierës së tij.
Në fakt, Ronaldo, 37 vjeç, beson se i kanë mbetur edhe ‘tre apo katër vjet’ në nivelin më të lartë.
? EXCLUSIVE: Cristiano Ronaldo has asked to be allowed to leave Manchester United should the Premier League club receive a satisfactory offer in the transfer window https://t.co/yx8POGB5M4
— Times Sport (@TimesSport) July 2, 2022
Me sulmuesin me përvojë që po shkon në vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale me Unitedin, e ardhmja e tij në Old Trafford ka qenë nën spekulime intensive kohët e fundit.
Muajin e kaluar, agjenti i sulmuesit thuhet se ka pasur diskutime mbi një transferim të mundshëm me pronarin e Chelseat, Todd Boehly.
Sipas mediumit The Athletic, Boehly u takua me Jorge Mendes në Portugali dhe ideja që Ronaldo të bënte një lëvizje në Stamford Bridge këtë verë ishte ndër temat e bisedës gjatë takimit.
Unitedi po ‘pret’ që ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit të qëndrojë, por këto raporte të fundit mund të sugjerojnë ndryshe. /Telegrafi/