Valltarja e shndërruar në këngëtare, Donjeta Kosumi – e njohur si Kallashi, duket se është bërë me veturë të re.
Siç transmeton Prive, kjo kuptohet nga fotografitë e postuara nga ajo në rrjetet sociale ku shihet një veturë e pa parë më herët.
Donjeta duket se nuk e ka tradhtuar as kësaj here ngjyrën e arit, që e ka të preferuar të saj.
Vetura është edhe më luksoze e më e shtrenjtë se ato të mëparshmet.