Telegrafi

A është kjo vajza më me fat? Për disa centimetra i shpëton plumbit (Foto/Video)

Një vajzë i ka shpëtuar vdekjes për disa centimetra, kur një plumb kaloi përmes dritares së autobusit dhe nuk e qëlloi kokën e saj.

Kamerat e sigurisë të instaluar në autobus, shfaqin momentin tmerrues kur një adoleshente që po udhëtonte me autobus në Portland të Oregonit i shpëton vdekjes së sigurtë, transmeton Telegrafi.

Derisa autobusi kishte ndaluar shpejtësinë pasi kjo adoleshente kishte për të zbritur, befasisht dëgjohet një krismë dhe pranë kokës së saj fluturon një plumb i cili depërton në anën tjetër të dritares së autobusit.

Lexo po ashtu Gjejnë foshnjën e vdekur në qese të plastikës (Foto/Video, +18)

Në ato momente ajo reagoi instinktivisht duke u ulur në dysheme, derisa një pasagjer tjetër që ishte ulur prapa saj e shikonte i habitur.

Në këtë ngjarje të tmerrshme raportohet se askush nuk është lënduar, derisa policia e Portlandit është vënë në ndjekje të personave që kishin qëlluar me automatik. /Telegrafi/