Telegrafi

“A është kjo shaka?”, të gjithë po tallen me logon e re të Juventusit (Foto)

Juventusi mbrëmë (e hënë) edhe zyrtarizuar ka ndryshuar logon e klubit.

Kampionët aktual të Serie A do ta përdorin këtë logo nga korriku i 2017.

Lexo po ashtu Zyrtare: Juventusi ndryshon logon (Foto)

Por, menjëherë pas publikimit shumë tifozë kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke bërë shaka me logon e re.

Shumica nga ata që e komentuan këtë logo me shaka ishin tifozët kundërshtarë dhe neutral, por nuk munguan dhe ata të Zonjës së Vjetër.

Logo u ndryshua pasi Juve dëshiron të krijojë një brend, ndërsa më poshtë keni disa shaka nga rrjetet sociale. /Telegrafi/

Conte pasi e pa logon e Juves për herë të parë

Një shaka nga tifozët e Interit

Tani të presim që Paul Pogba ta përdor logon e re të Juves në stilin e tij të flokëve

Një tifoz i befasuar se pse Juve nuk pyeti fansat para se ta vendoste

Logo e re e Juves një shaka e hershme e 1 prillit

Logo e Juves duket aq keq sa që ky tifoz nuk do habitej që Zonja e Vjetër të binte këtë sezon nga Serie A

Gjëja e parë që të shkon në mendje kur shikon logon e re të Juves