Site icon Telegrafi

A është kjo puna më e vështirë? (Foto/Video)

Dhjetëra pastrues të kanalizimeve vdesin çdo vit në Bangladesh, derisa zhyten në puseta për të pastruar bllokimet me shkopinj ose me duar pa doreza.

Ata paguhen vetëm 7.5 funte në ditë edhe pse e kalojnë ditën duke pastruar kanalizimet në kryeqytetin më të mbipopulluar Dhaka, pa përdorur pajisje mbrojtëse apo syze, transmeton Telegrafi.

Qyteti me 14 milionë banorë vazhdimisht ka probleme me sistemin jo adekuat të drenazheve që është shumë më i keq sesa shiu i rrëmbyeshëm, duke shkaktuar përmbytje të shpeshta.

Ata duhet ta mbajnë frymën kur zhyten nëpër jashtëqitjen e njerëzve, dhe gjithashtu rrezikohen nga erërat dhe gazrat helmuese. Shumica prej tyre mbyten nga ujëra e thella, por nuk dihet numri i saktë i të tjerëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version