Një spektakël dritash të gjelbra pushtuan qiellin e Siberisë mbrëmjen e së martës. Fillimisht banorët menduan se drita vinte nga një raketë e lëshuar nga ushtria e Putinit në Orenburg.
Megjithatë kjo teori ra poshtë pasi u zbuluar se raketa ishte lëshuar disa orë para këtij fenomeni. Një tjetër hipotezë që u hodh nga ekspertët dhe banorët e zonës ishte ajo e alienove.
Një spektator i rastit tha për mediat: “Në zonën e Goryachinsk pamë një dritë të fortë jeshile dhe më pas një objekt duke fluturuar. Fluturoi disa sekonda mbi liqenin e Bajkalit dhe më pas u zhduk, u dogj në atmosferë”, transmeton shekulli.
Një hipotezë e tretë dhe jo pa bazë është ajo që spektakli i dritare të jetë shkaktuar nga djegia e një meteori.
https://www.youtube.com/watch?v=SuT_pwBzTJo