Site icon Telegrafi

A është kjo metoda më brutale e ndëshkimit? ‘Kryqëzoi’ të birin që nuk i kryente detyrat e shtëpisë (Foto)

Një baba i pashpirt ka “kryqëzuar” birin e vet 10-vjeç në mes të rrugës, vetëm pse ai kishte refuzuar t’i bëjë detyrat e shtëpisë.

Vogëlushi ishte gjunjëzuar mbi një paletë të plastikës dhe duart i kishte të lidhura në një shkop të drurit, ku edhe kishte qëndruar për orë të tëra i lidhur midis rrugës, pasi babai i tij besonte se poshtërimi publik do ta mbushte mend, transmeton Telegrafi.

Por fqinjët e brengosur për shëndetin e djaloshit në qytetin kinez Chongqin, i kishte telefonuar policisë të cilët menjëherë ishin shfaqur në vendin e ngjarjes.

Por babai i tij kishte ndërmarrë këtë veprim të ngushtim, kur mësuesi i të birit të tij i është ankuar se ai vazhdimisht nuk po i kryente detyrat e shtëpisë.

 

 

Exit mobile version